Futboll Seria A Sport

FORMACIONI MË I MIRË NË SERIE A/ Në bazë të statistikave dominojnë Milan e Napoli , ja ekipet jashtë liste

Serie A ka mbyllur javën e 29-të të kampionatit dhe pasqyra është pothuajse e qartë me Juventusin sërish kampion e Napolin në vend të dytë. Lufta e vërtetë do jetë për dy vendet e tjera të zonës Champions ku Inter, Milan, Roma dhe Lazio konkurrojnë për të zënë një vend aty.

Gjithsesi kompania e njohur për grumbullimin e të dhënave dhe statistikave, “Opta” ka rreshtuar formacionin më të mirë në bazë të të dhënave të tyre. Në këtë listë rezultojnë 3 lojtarë të Milanit dhe 3 të Napolit, ndërkohë që Juventus dhe Roma nuk përfaqësohen me asnjë lojtar.

Arsyeja?

“Opta” ka llogaritur një indeks duke marrë parasysh peshën e veprimeve negative (psh, topa të humbur apo penallti të gabuara) dhe ato pozitive (gola, asist apo pasime të sakta). Në varësi të rolit të lojtarit janë bërë edhe krahasimet, psh. Një mbrojtësi i janë vlerësuar ndërhyrjet e pastra, ndërsa një sulmuesi golat, apo rastet e golave deçiziv kanë edhe më shumë pikë.

Donnarumma – Portieri me përqindjen më të lartë të pritjeve: 83.7%.

De Vrij – Vetëm 4 faulle të shkaktuara në 12 ndeshjet e fundit.

Acerbi – Më shumë ndërhyrje të pastra: 35.

Romagnoli – Në 11 ndeshje nuk është dribluar asnjëherë.

Callejon – Në 5 ndeshjet brenda për 2019-in ka shërbyer dy asist e ka shënuar dy gola.

Praet – Lojtari me më shumë pasime në gjysmëfushën e kundërshtarit: 347.

Zielinski – Lojtari me më shumë pasime: 640.

Gomez – Lojtari që ka krijuar më shumë mundësi për gol: 38.

Zapata – Lojtari me përqindjen më të lartë të shënimit gjatë dimrit: 26.8%.

Piatek – Me 6 gola në dimër, polaku është edhe lojtari me përqindjen më të lartë të gjuajtje në portë: 62.5%

Milik – Lojtari i vetëm që ka shënuar më shumë se një gol në goditje dënimi: 2 gola.

Related posts

SKANDALI NË “TOKIO 2020″/ Boksieri bëhet për spital por shpallet fitues i medaljes së artë (VIDEO)

Delo.autor

RONALDO RIKTHEN JUVEN NË KRYE/ Goleada të Romës e Lazios, argëtohet Real Madrid

Delo.autor

U BËNË PRINDËR PËR TË HERË TË PARË/ Ja kuptimi i veçantë i emrit që Granit Xhaka i vendosi vajzës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment