Futboll La Liga Sport

REAL MADRIDI NË KOLAPS/ Zidane i thotë “jo” “Los Blancos”, tentohet rikthimi i një tjetër trajneri

Ish-presidenti i Real Madrid, Ramón Calderón, foli për mikrofonin e BBC në lidhje me të ardhmen e stolit të të bardhëve. Ai përsëriti të njëjtin informacion, që e kishte dhënë edhe për “La Sexta”, që Florentino Perez ka tentuar të rikthente trajnerin francez, Zinedine Zidane, për të zëvendësuar menjëherë Santiago Hernan Solari, nisur nga rezultatet e këqija: “Unë e di se presidenti e ka telefonuar Zidane, duke i kërkuar që të kthehet. Tani për tani, Zidane i ka thënë jo“.

Megjithatë, ish-trajneri, që fitoi tre Champions radhazi me Real Madridin, tani pa ekip, ka refuzuar të bashkohet me klubin e bardhë menjëherë, por nuk e mbyll derën përfundimisht. Ndoshta në verë mund të bindet për ta marrë përsipër drejtimin e ekipit, nga i cili u largua një vit më parë. “Ai e ka lënë derën hapur për mundësinë e kthimit në qershor“, – shtoi Calderon.

Ndërkohë, nuk dihet me siguri nëse trajneri argjentinas, Solari, do ta udhëheqë Real Madridin në sfidën e afërme, kundër Valladolidit. Së fundi, ish-presidenti tha se, pavarësisht telefonatës me francezin, “zgjedhja e parë e Perez ka qenë gjithmonë José Mourinho”. Me menaxherin e këtij të fundit kanë nisur bisedimet për një “martesë” të dytë në kryeqytetin spanjoll.

Related posts

Arsenali kthehet tek fitorja, mposht minimalisht Newcastlen

Q.Autor

Balotelli kthehet në origjinë, ofendon keq gjyqtarët francezë (VIDEO)

Sadik.Autor

Roland Garros kundër Serena Williams, ftesë por jo garanci për short të lehtë

Sadik.Autor

Leave a Comment