Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ka folur në lidhje me lajmin e publikuar pak ditë më parë nga Fabrizio Corona, i cili ka zbuluar se lojtarët e Juventus-it (me përjashtim të dyve) kanë festuar me 60 modele pas humbjes të pësuar ndaj Atletico Madrid.
“Dua të sqaroj se nuk jam roje, por trajner. Gjithsesi, këto thashetheme na kanë bërë mirë. Lojtarët kanë dalë për darkë dhe kanë bërë mirë. Na ka sjellë fat, sepse kemi fituar ndeshjen pasardhëse. Grumbullimi nuk është thelbësor, skuadra është e përgjegjshme”, ka thënë Allegri.