Futboll La Liga Sport

ZBULOHET PRAPASKENA TEK REALI/ Lojtari ofendon sulmuesit: Gareth Bale është më i fortë sesa këta që…

Situata te Reali i Madridit nuk duket pozitive dhe lojtarët kanë filluar të bëjnë thashetheme brenda grupit. Sigurisht që ndryshimet e shpeshta dhe figurat e reja në skuadër e krijojnë diçka të tillë, prandaj duhet që Ançeloti të bëjë shumë kujdes për vazhdimësinë.

Gjithmonë në një ekip ka mosmarrëveshje të vogla mes të rinjve dhe të vjetërve, por ndoshta kjo nuk është arsyeja e thashethemeve të fundit në dhomat e zhveshjes. Emisioni sportiv “El Chiringuito” ka zbuluar një prapaskenë në ditët e fundit. Njëri prej futbollistëve të Realit ka vlerësuar maksimalisht Garet Bejlin, por e ka bërë këtë duke injoruar të tjerët.

Identiteti i lojtarit nuk bëhet i ditur sepse në të kundërt do të sillte një përçarje të madhe mes lojtarëve. “Garet Bejl me një këmbë dhe me 50% të performancave të tij është më i fortë sesa sulmuesit e tjerë që kemi në skuadër”, mësohet të ketë thënë lojtari. Kjo gjë i referohet formës së dobët dhe mungesës së golave nga ana e lojtarëve të linjës së dytë si Hazard, Vinicius, Rodrigo, etj.

Tani mbetet për t’u parë se si do të sillen këta lojtarë pas kësaj deklarate. Garet Bejl u rikthye nga huazimi me Totenhemin dhe do të qëndrojë nën urdhrat e trajnerit Ançeloti, pasi ky i fundit e vlerëson shumë dhe ka besim se mund të bëjë një sezon të mirë. Tani gjithçka është në dorën e Bejlit, i cili duhet të impenjohet dhe të tregojë vlerat e tij në fushën e lojës.

Related posts

Mbrojtësi i Liverpool humbet finalen e Champions dhe Kupën e Botës

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Klasike brenda Superklasikes, 10 Topa të Artë në River-Boca

Isa.Autor

NJË TJETËR GODITJE PËR “KATALANASIT”/ Alarm në sulmin e Barçës, konfirmohet mungesa e Dembele

Delo.autor

Leave a Comment