Futboll Sport

PËRJASHTIMI I KAMZËS NGA KAMPIONATI/ Skuadra e Superligës e feston me … birra (FOTO)

Luftëtari është ndoshta skuadra më e fituar nga përjashtimi i Kamzës nga Kategoria Superiore.

Gjirokastritët do të përfitojnë plot 6 pikë nga ky penalizim i kryeqytetasve, duke ia bërë akoma më të thjeshtë luftën për mbijetesë. E ky fakt nuk ka kaluar pa festë në kampin e bluzinjve, që kanë shfrytëzuar edhe ditëlindjen e mesfushorit Maldin Ymeraj për t’ia plasur …birrës.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, shfaqen thuajse të gjithë futbollistët e skuadrës së Luftëtarit teksa po konsumojnë nën praninë e njëri-tjetrit një darkë festive.

Megjithatë, nuk besohet se kjo festë nuk është bërë për të kremtuar përjashtimin e Kamzës, por një ditë e thjeshtë që shërbeu për të konsoliduar akoma më shumë marrëdhënien e futbollistëve të Luftëtarit.

Related posts

SPEKTAKËL NË MIQËSORE/ Ylli Manaj nuk di të ndalet, realizon një “PERLË” me Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

“Neymar s’ka klauzolë prishjeje në kontratën me PSG-në”

Sadik.Autor

SHERRI TER STEGEN-NEUER/ Flet mbrojtësi i Bayern: Ai meriton më shumë…

Delo.autor

Leave a Comment