Futboll La Liga Sport

NEYMAR TEK REAL MADRID/ “Don Balon” takim sekret me Florentino Perez, ja sinjalet e para

Që kishte zëra mbi një lamtumirë të mundshme të Neymar nga PSG në verë, kjo dihej prej kohësh. Kur ka kaluar vetëm një ditë nga eliminimi i francezëve nga Champions League pas disfatës së rëndë në shtëpi përballë Manchester United, “Don Balon” ka dhënë sinjalet e “bombës” së merkatos.

Sipas medias spanjolle, një takim sekret mes babait të futbollistit brazilian dhe presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, është zhvilluar në Paris.

Duket se ishte diçka e planifikuar më parë, që në rast të dështimit të PSG në Champions League, Neymar do të largohej nga PSG, për shkak të dështimeve të shumta të klubit në fushën ndërkombëtare.

Related posts

Giampaolo Pozzo: Udinese do të përfundojë si Titaniku

Sadik.Autor

BESON TEK YLLI SHQIPTAR/ Trajneri i Southampton: Broja, tashmë e ka “grabitur” shansin e tij me të dyja duart

Delo.autor

DUELI PËR TITULL/ Flamurtari mposht Kukësin dhe ndjek Skënderbeun në krye

Isa.Autor

Leave a Comment