Futboll Premier League Sport

NUK KA MË JUSTIFIKIME/ Liverpool hedh kandidaturën për titull pas SUPER MERKATOS

A i ka ardhur radha? Në “Anfield Road” shpresa që në majin e ardhshëm Liverpool mund të shpallet kampion i Anglisë është shtuar ndjeshëm, pas 29 viteve pritje.

Futbolli “heavy metal” i Klopp ka sjellë te “të kuqtë”, jo vetëm një lojë entuziaste, por edhe rezultatet e para: dy vende të katërta radhazi në kampionat dhe një finale e Champions League, ku u penguan vetëm nga gafat e portieri Karius.

Në këto kushte, Liverpool është kthyer një klub luksi dhe shumë premtues në futbollin europian.

Falë paràve të “Fenway Sports Group”, por edhe nga shitja e Coutinho për te Barcelona me 150 milionë euro, merkato e Liverpool ka qenë e nivelit më të lartë.

Mbrojtja u sistemua që gjatë dimrit të kaluar me blerjen e Van Dijk (për 80 milionë euro). “Të kuqtë” kanë marrë edhe dy mesfushorë Fabinho dhe Naby Keita, për të zëvendësuar Can dhe të dëmtuarin Oxlade-Chamberlain.

Klopp ka marrë edhe zviceranin me gjak shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili do t’i japë frymëmarrje Salah ose Mane, kur të kenë nevojë për pushim.

Për më tepër, Liverpool ka zgjidhur edhe pikën e dobët, duke marrë portierin Alisson nga Roma për 75 milionë euro. Braziliani është bërë portieri më i shtrenjtë i historisë së futbollit.

Në shtatë muajt e fundit, Liverpool ka shpenzuar 300 milionë euro, me synimin për të ngushtuar diferencën prej 25 pikësh që pati me Manchester City në kampionatin e fundit.

Përgjigjet e para, në pritje të kampionatit që nis më 10 gusht, do t’i marrim në dy miqësoret ndaj Manchester City dhe Manchester United.

Related posts

MODRIC TEK INTERI/ Flet një ish-madrilen: Nuk e kam besuar kurrë diçka të tillë

Isa.Autor

MBROJTËSI DALOT I HUAZUAR TEK MILAN PËR NJË SEZON/ Solskjaer: Ai me siguri do të ketë një të ardhme me…

Delo.autor

SHTYHET DEBUTIMI NË “SERIE A”/ Nedved flet për sëmundjen e Sarrit: Ja kur kthehet…

F.autor

Leave a Comment