Futboll Sport

PO LUFTON ME JETËN/ Sulm horror me thikë, tifozi i Manchester Unitedit mori goditjen në…

Një tifoz i Manchester United po lufton për jetën, pasi u godit me thikë nga një shofer taksie, pas fitores në mbrëmjen e të mërkurës ndaj Paris Saint-Germain në Champions League.

Sipas raportimeve të “Sky News”, tifozi 44-vjeçar ishte në shoqërinë e tre tifozëve të tjerë, kur shoferi i tërbuar i sulmoi ata teksa këndonin për fitoren dramatike të “Djajve të Kuq” me rezultatin 3-1 në kryeqytetin e Francës.

Referuar dëshmieve, tifozi 44-vjeçar kishte ndërhyrë për të ndalur shoferin, teksa ky i fundit kishte nxjerrë një thikë të madhe për të kërcënuar një tifoze femër.

Në atë moment shoferi është kthyer dhe e ka goditur në gjoks me thikë, duke e lënë atë të shtrirë në dysheme, në luftë për jetën.

Viktima u transportua për në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje emergjente për të larguar hemoragjinë që kishte depërtuar në mushkri. Policia e Francës ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me sulmin horror.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Real Madrid fiton titullin virtual falë Asensios

Delo.autor

YLLI I LIVERPOOL/ Shaqiri paralajmëron Cityn: Ne do të luftojmë deri në fund për gjithçka

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM “PLESHTI”/ Shënon 3 gola ndaj Levantes

Isa.Autor

Leave a Comment