Futboll Sport

BARCELONA DHE REALI NË KRYE/ Ja milionat që fitojnë klubet nga “uniformat” e lojtarëve (FOTO)

Të ardhurat financiare sigurohen në rrugë të ndryshme nga klubet e futbollit. Ndër këto mundësi janë edhe kontratat e partneritetit, ku përfshihen edhe ato me firmat e njohura të veshjeve sportive. Kështu, kampionët e Europës kanë rënë dakord për një marrëveshje shumëvjeçare sponsorizimi me firmën e njohur “Nike”. Liverpool do të përfitojë, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, shumën rekord prej 80 milionë stërlinash në vit nga kjo marrëveshje partneriteti, e cila hyn në fuqi më 1 qershor 2020.

“Nike” do të kompletojë me uniforma ekipin e parë, të femrave, ekipet e akademisë së “Reds”, stafet stërvitore dhe “Liverpool FC Foundation”. Kjo marrëveshje theyn rekordin e klubeve të Premier League në këtë drejtim, që deri më tani mbahej nga Manchester United. Klubi nga “Old Trafford” përfitonte 75 milionë stërlina në vit nga kontrata me “Adidas”. Përtej Anglisë flitet për shuma edhe më të mëdha, sa iu takon kontratave të këtij lloji partneriteti.

Më konkretisht, Real Madridi përfiton 98 milionë stërlina në vit nga “Adidas”, ndërsa Barcelona 100 milionë stërlina në vit nga “Nike”. Dy gjigantët e La Liga-s janë të vetmit në futbollin europian, që do të akumulojnë më shumë të ardhura financiare se Liverpooli nga firmat e njohura sportive të uniformave. Në tabelën më poshtë mund të njiheni me klubet që fitojnë më shumë nga kontratat e partneritetit:

Related posts

“KEMI OFERTA NGA JASHTË ITALISË”/ Agjenti i Hysajt: Me 51% të mundësive nuk rinovon, vetëm nëse Napoli…

Delo.autor

Rakitic humb vendin te Barça, e presin në Premier League!

Q.Autor

Befason Gattuso/ Ja çfarë thotë për Kupën e Italisë…

Sadik.Autor

Leave a Comment