Futboll Seria A Sport

BARAZIMI ME EINTRACHT/ Interi në emergjencë në sulm për ndeshjen e kthimit, Icardi “pajtohet”…

Një barazim pa gola në fushën e Eintracht Frankfurt për Interin tingëllon mirë, por duke parë mënyrën si rrodhi loja zikaltrit mund të kishin dalë me fitore nëse Brozovic do ishte treguar i saktë nga penalltia.

Gjithsesi alarmi është tek të dëmtuarit dhe te të skualifikuarit. Për ndeshjen e kthimit ndaj Frankfurt zikaltrit praktikisht janë pa sulmues. Lautaro Martinez u ndëshkua me karton të verdhë dhe do mungojë ndeshjen e ardhshme sepse ka plotësuar numrin e kartonëve. Po ashtu edhe mbrojtësi Asamoah.

Shqetësim mbetet dëmtimi muskulor i Perisic, i cili mund të mungojë ndaj Spal në fundjavë, ndërkohë që rikthimi i Keita Balde duket se nuk do ndodhë në kohën e duhur, shtoi këtu dëmtimin e Nainggolan. Duke u nisur nga këto fakte Inter do luajë i “arnuar” në ndeshjen ndaj Spal dhe do jetë pa sulmues ndaj Frankfurt.

Gjithsesi lëvizjet e para në bisedimin me Mauro Icardin kanë nisur. Para udhëtimin në Gjermani, Icardi dhe Wanda takuan Marottan, nën praninë e avokatit Paolo Nicoletti dhe deri tani asgjë nuk është zgjidhur.

Ishte pikërisht ndeshja në Europa League kur Icardi braktisi skuadrën dhe do jetë pika e kthesës pikërisht aty. “La Gazzeta Dello Sport” ka shpjeguar se sot Marotta do të kërkojë takim me avokatin Nicoletti dhe do bindë argjentinasin të kthehet në skuadër, pasi skuadra ka nevojë për të.

Në anën tjetër është edhe Icardi që ka nevojë për skuadrën, shuplakën e parë e mori: Nuk u grumbullua nga Argjentina. Nëse vijon kështu do të humbasë edhe Kupën e Amerikës që zhvillohet këtë verë.

Për këtë pritet që Icardi të gjejë konsensusin me Marottan dhe të rikthehet në skuadër që këtë fundjavë, në mënyrë që për ndeshjen e së enjtes të jetë në 100% të formës së tij.

Related posts

SUPERSFIDA/ Tifozët e Interit tallen me Donnarummën (FOTO)

Isa.Autor

Interi me ëndrra të mëdha për titullin dhe Championsin këtë sezon

Isa.Autor

“SALAH YOU F***ING MUSLIM”/ Ylli egjiptian ofendohet rëndë në Londër nga një tifoz (VODEO)

Delo.autor

Leave a Comment