Futboll La Liga Sport

RIKTHIMI NË STOLIN E “LOS BLANCOS”/ Mourinho: Shpresoj që të punoj me një skuadër…

José Mourinho analizoi në kanalin rus RT atë që ndodhi në ndeshjen mes Real Madridit dhe Ajax. Po ashtu, foli edhe për rikthimin e tij të mundshëm në stolin e “Los Blancos”: Unë jam shumë i qetë dhe aspak i dëshpëruar për të trajnuar. Po studioj dhe po bëj gjëra, që nuk mund t’i realizoja gjatë kohës që stërvisja. Unë shpresoj që të punoj me një skuadër tjetër nga periudha parasezonale e në vazhdim“.

Në lidhje me përmbysjen e Ajax në “Santiago Bernabeu”, portugezi nënvizoi: “Holandezët bënë pikërisht të njëjtën lojë si në ndeshjen e parë, por aty gaboi dy herë Real Madridi, çka e dënoi. Në kthim ishte e njëjtë lojë e Ajax, por arriti ta vendosë kundërshtarin në një moment të vështirë

Holandezët hynë në ndeshje të çliruar, nuk kishin asgjë për të humbur. Tërë presioni ishte mbi supet e lojtarëve të Real Madridit. Ajax ishte vërtet e mirë, nuk kishte frikë nga të luajturit në “Santiago Bernabeu”. Të rinjtë e tij kishin një qëndrim të mirë dhe e vendosën “gjilpërën në plagë”. Real Madridi, psikologjikisht ishte në vështirësi”.

Related posts

VAJUSHI SHKËLQEN NË KAMPIONATIN RUMUN/ Sulmuesi shqiptar gjen përsëri rrugën e rrjetës (FOTO)

Delo.autor

Bayerni mposht rivalët, afër nënshkrimit me Goretzkan

Q.Autor

XAVI LË KATARIN MES LOTËSH/ Në Spanjë zbulojnë emrin e sulmuesit që kërkon tek Barcelona në janar

Delo.autor

Leave a Comment