Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NË ITALI/ Tre ekipe të mëdha në sulm për liderin e Milanit, ja e ardhmja e tij

Plot tre ekipe të mëdha si Chelsea, Manchester United dhe Juventus kanë paraqitur ofertë te Milani për të marrë shërbimet e Alessio Romagnoli.

“Corriere dello Sport” bëri me dije se klubi kuqezi i ka refuzuar ofertat e të tre klubeve, duke mos e konsideruar për asnjë moment shitjen e kapitenit të tyre. Kjo zgjedhje e drejtuesve të Milanit do vijojë deri në fund të sezonit dhe nëse arrijnë të sigurojnë një vend në Champions qendërmbrojtësi nuk largohet.

Mirëpo, nëse skuadra mbetet jashtë katërshes së parë në Serie A, e ardhmja e tij do jetë në dyshim edhe për shkak të marrëveshjes që klubi ka me UEFA-n në lidhje me “Fair Play” Financiar. Romagnoli ka arritur të kthehet në lider te kuqezinjtë dhe këtë sezon ka luajtur në të gjitha ndeshjet e kampionatit, teksa ka shënuar edhe dy gola përcaktues në fitoren e Milanit.

Related posts

LËSHON DEKLARATËN E BUJSHME MBI “EURO 2020″/ Ylli Immobile: Do të isha gati të firmosja që tani…

Delo.autor

Wenger: Aubameyang ka ndikuar në vetëbesimin e Lacazette

Q.Autor

CHELSEA/ Conte: Nuk do ta harroj kurrë këtë vit

Q.Autor

Leave a Comment