Kombëtarja

Shorti i Ligës së Kombeve, Duka dhe Panucci shpalosin ambiciet kuqezi!

Në ceremoninë e hedhjes së shortit të Nations League” (Liga e Kombeve), në Lozanë të Zvicrës, ishin edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dhe trajneri ynë kuqezi, Cristian Panucci. Pas verdiktit të goglave, ku Shqipëria mësoi dy rivalët e vet në Grupin 1 të Ligës C kanë folur për mikrofonin e “Supersport” që të dy.

Trajneri Panucci nënvizoi: “Është një grup shumë i ekuilibruar. Jemi të tria ekipet shumë të forta. Do të shohim se si do të shkojë gara, por ne do të synojmë vendin e parë. Ne duhet të rrezikojmë, duhet të tentojmë, nuk do të ndryshoj asgjë. Do të shkojmë përpara me shumë kurajo. Do të zhvillojmë 3 miqësore për t’u përgatitur maksimalisht. Është një grup që ka pak diferenca, por ne do të provojmë me të gjitha mënyrat. Është e rëndësishme që të jemi të saktë në të katërta ndeshjet”.

Nga ana e tij, Duka shtoi: “Ky format ka balanca sportive. Në Ligën C janë skuadra të të njëjtit nivel. Do dëshiroja të kishim një grup me katër, për të pasur ndonjë ndeshje më shumë në shtëpi. Skocia nuk më pëlqeu, sepse është e fortë dhe është larg. Sportistët mund të lodhen. Me 2 kundërshtarë është akoma më e fortë. Asnjë nuk ka 3 pikësha të sigurtë, ndaj çdo gjë mund të ndodhë. Uroj të jemi ne të parët. Duam të arrijmë diçka nga ky kompeticion”.

Related posts

PAS FITORES NDAJ HUNGARISË/ Mesfushori Gjasula: Ishte fitore e merituar, është një mundësi e mirë për…

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Veseli titullar pas triumfit, Empoli rihap skenarët e mbijetesës

Delo.autor

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i Kombëtares…

Delo.autor

Leave a Comment