Futboll Seria A Sport

YLLI ARGJENTINA TEK JUVENTUSI/ Dalin në shitje fanellat bardhezi të Icardit

Kriza e Mauro Icardit me Interin vetëm thellohet dhe argjentinasi është i destinuar të largohet. Dilema mbetet se cila do jetë skuadra e ardhshme e tij. Juventus e ka kërkuar prej kohësh 9-shin zikaltër, mirëpo urrejtja mes tifozerive të dy klubeve bën që çdo hap të mendohet mirë.

Gjithsesi në Torino, në hyrje të “Allianz Stadium” nuk ka më dilema: Icardi është i Juventusit, prandaj kanë filluar të shiten fanellat e tij me numrin 9 mbi shpinë.

Një provokim nga Torino direkt për kampin zikaltër, që duket se do e ketë të vështire të zgjidhë ngërçin e krijuar mes tyre dhe ish-kapitenit që ia hoqën shiritin.

Related posts

Nuk luante që prej Dhjetorit sepse ishte shumë i shëndoshë

Sadik.Autor

Chelsea, Sarri zbulon “pengun” më të madh…

Sadik.Autor

PAS 1 VITI MUNGESË/ U ngjitën në Kategorinë e Parë shikoni festën e lojtarëve të Tërbunit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment