Santiago Solari ka dalë me vonesë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Valadollid. Gjithsesi trajneri iu “mbylli gojën” gazetarëve duke thënë se janë disa gjëra që bëhen në privatësi dhe nuk fshehu shanset e tij për t’u shkarkuar pas kësaj ndeshje.
Ndërprerja e mundshme: “Këto nuk janë vlerësime që duhet të bëj, obligimi ynë është që të shkojmë në Valladolid dhe të bëjmë më të mirën që mundemi.“
A mendoni se lojtarët kanë qenë në lartësinë e fanellës?
“Shumica po, dhe kush nuk ka qenë, e kam transmetuar atë.”
Largimi – “Këto nuk janë vlerësime për mua. Jam trajner, detyrimi im është të bëj më të mirën. Nuk është momenti më i bukur. Ne kemi një detyrim profesional dhe ne duhet të qëndrojmë si më sipër. Matematikisht ka mundësi”.
Ramos udhëton me skuadrën edhe i sanksionuar – “Ne nuk flasim për këtë dhe duket mirë që udhëton me ne për të na mbështetur si kapiten”.
Isco – Çështjet disiplinore trajtohen nga brenda klubit. Për të luajtur ju duhet të jeni në formë fizike dhe pastaj forma konkurruese është e paepur.
Si jeni? “Ne të gjithë jemi kalimtarë dhe gjëja më e rëndësishme është ndeshja e ardhshme. Është një nder t’i shërbej këtij klubi”.
Shkarkimi po afron – “Ato janë vlerësime që korrespondojnë për ju. Mendimi im është që të vazhdoj të punoj. Unë gjithmonë do të bëj më të mirën time. Ne jemi të gjithë jemi kalimtarë. Kjo është ajo që thashë në konferencën time të parë për shtyp“.
Çfarë mendoni se mendojnë tifozët?
“Ky është një moment i dhimbshëm, por nuk është i papajtueshëm me vlerësimin apo njohjen e krenarisë dhe nderit të këtij ekipi pas më shumë se 1000 ditëve si kampionë Europe. Ndoshta nuk do ta shohim më në një klub tjetër“.
