Futboll Seria A Sport

CHIEVO VERONA-MILAN/ Gattuso synon fitoren për të “blinduar” vendin në renditje (FORMACIONET ZYRTARE)

Chievo Verona e pret Milanin në stadiumin Marc Antonio Bentegodi, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27-të të Serisë A, e cila do të zhvillohet në orën 20:30.

Skuadra e Milanit është duke kaluar në një periudhë të mirë dhe tani janë ngritur në pozitën e tretë në tabelës e Serisë A. Hera e fundit që ata e kishin këtë pozitë ishte në sezonin 2012/13.

Në anën tjetër, Chievo renditet në pozitën e fundit në tabelën e Serisë A, me vetëm një fitore këtë sezon. Golashënuesi i tyre më i mirë është Mariusz Stephinski, i cili është larg rekordit të Krzysztof Piatekut.

Herën e fundit që këto dy skuadra u takuan, skuadra e Gennaro Gattusos i mori tri pikët, pasi siguroi fitore me rezultat 3:1. Dy golat e parë u shënuan nga Gonzalo Higuain, ndërsa Giacomo Bonventura e shënoi të tretën.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Related posts

EKSOD TE PGS-JA/ Leonardo pret nga shitjet shumën e majme

Delo.autor

“THUMBON” KEQ YLLIN IMMOBILE/ Cassano: Italia e fitoi Kampionatin Europian pa… sulmues

Delo.autor

Klopp gati të “hapë zjarr” në betejën britanike të Champions League

Sadik.Autor

Leave a Comment