Futboll Seria A Sport

FITORE E 5 RADHAZI/ “Bomberi” Piatek shpëton sërish Milanin

Milan ka mposhtur Chievo-n e vendit të fundit 2-1 duke regjistruar fitoren e pestë radhazi në kampionat.

Skuadra nga Verona mund të quhet e rënë nga kategoria tashmë, gjithsesi ka bërë një lojë të mirë duke u krijuar jo pak vështirësi kuqezinjve.

Ishte Biglia ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 31’ për miqtë, por Hatemaj barazon gjithçka dhjetë minuta më vonë.

Pas pushimit, Piatek ka rikthyer avantazhin për Milan në minutën e 57’ dhe kaq mjaftoi për tre pikët e radhës.

Një gol i kontestuar nga vendasit, të cilët pretendonin për një faull të golashënuesit, por VAR konfirmoi golin e Milan.

Lajmi i keq është i kuqi ndaj trajneri Gattuso, i cili duhet të linte stolin pas urdhrit të arbitrit kryesor.

Milan vazhdon ngjitjen dhe aktualisht është në vend të tretë, vetëm pesë pikë më pak se Napoli i vendit të dytë, por me një ndeshje më shumë.

Related posts

RASHICA AFËR KALIMIT TEK BORUSSIA DORTMUND/ E shohin si zëvendësuesi i Jadon Sancho nëse ikën tek Manchester United

Delo.autor

Vjen një tjetër refuzim i bujshëm për stolin e Real Madridit

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ LAZIOS/ Flet Sarri: Është një ekip i fortë, por duhet…

Delo.autor

Leave a Comment