Champions League Futboll Sport

“NDIZET ALARMI” TEK BARCELONA/ Sulmuesi rrezikon sfidën e kthimit në Champions

Ousmane Dembele rrezikon të mos luajë ditën e mërkurë (më 13 mars) në ndeshjen e kthimit të Champions League mes Barcelonës dhe Lion (sfida e parë përfundoi në barazim 0-0). Sulmuesi katalanas u largua nga fusha në fund të pjesës së parë në fitoren 3-1 që Barcelona arriti ndaj Rayo Vallecano ditën e shtunë.

Mësohet se Dembele, ka pësuar një dëmtim në këmbën e majtë, që mund ta mbajë larg fushës për më shumë se 10 ditë. Çka do të thotë se ai mund të mungojë edhe të mërkurën, në ndeshjen që skuadra “blaugrana” do të luajë në “Camp Nou” ndaj Lyon.

Kjo nuk është hera e parë që sulmuesi 21-vjeçar francez është dëmtuar këtë sezon. më parë ai mundoi në 5 ndeshje, për shkak të një dëmtimi në kavilje. Stafi mjekësor i skuadrës katalanase ka nisur menjëherë nga puna, me shpresën që lojtari të rikuperojë dhe të jetë rregullisht në fushë të mërkurën në mbrëmje, në një betejë ndaj kohës.

Related posts

MARRIN FUND POLEMIKAT/ Armando Sadiku zyrtarizohet në La Liga 2 në Spanjë tek klubi…

Delo.autor

Parashikimi i Batistuta: Roma do të eliminojë Barcelonën

Sadik.Autor

DJALOSHI I REKORDEVE/ Ylli i Juventus vendos tjetër rekord, këtë herë me kombëtaren

Isa.Autor

Leave a Comment