Futboll Kategoria Superiore Sport

PEZULLIMI I KAMPIONATIT PAS DHUNËS/ Publikohet axhenda FSHF-Qeveri Përveç, ja çfarë kërkohet

Ditën e nesërme, me mjaft interes pritet takimi që do të mbahet mes Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe qeverisë shqiptare, pas problemeve të kampionatit shqiptar, i cili këtë javë u ndalua, pas bojkotit të arbitrave, me argumentin se jeta e tyre ndihej në rrezik pa policinë në stadiumet shqiptare.

FSHF ka njoftuar edhe për detajet e kësaj konference. Tryeza e përbashkët me qeverinë shqiptare, do të jetë me temë: “Siguri – Reformim – Modernizim”. Ajo do të nisë nesër nga ora 11:00, dhe do të mbahet në ambientet e Hotel Tirana International.

Përveç kërkesës që FSHF do të bëjë për rikthimin e policisë në stadiume, të pranishëm priten të jenë edhe një pjesë e mirë e presidentëve të klubeve shqiptare, që do të kërkojnë edhe lehtësira të tjera nga qeveria shqiptare, me qëllim përmirësimin e nivelit të lojës më të populluar në Shqipëri.

Related posts

“ÇFARË PO BËN?” Vallëzim provokues dhe puthje në buzë me prezantuesen, partnerja e Tottit pushton mediat italiane (VIDEO)

Delo.autor

Premier League ul siparin, Manchester City synon rekordin e 100 pikëve

Sadik.Autor

“KONKURRENCA ËSHTË NJË BETEJË”/ Flet trajneri Conte: Lojtarët të bëjnë sa më pak seks sepse…

Delo.autor

Leave a Comment