Futboll

Pas pezullimit të Carvajal, zbulohet se cili mbrojtës do e mbulojë Neymar-in

Pas UEFA e konfirmoi sot se Dani Carvajal është suspenduar me dy ndeshje mos lojë në Ligë të Kampionëve për shkak se me qëllim mori karton të verdhë ndaj APOEL-it, Zinedine Zidane ka vendosur se Nacho është mbrojtësi i duhur për ta mbuluar brazilianin Neymar.

Kështu, vendin e Carvajalit për ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve më 14 shkurt kundër Paris Saint-Germainit nuk do ta zërë i riu Achraf, por Nacho, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

Zidane ka vendosur mos të rrezikojë duke e përdorur një lojtar të ri dhe pa përvojë si Achrafi, prandaj pozitën e mbrojtësit të djathtë në mungesë të Carvajalit do t’ia besojë Nachos për ta ndalur ish-yllin e Barcelonës, Neymar.

Në ndeshjen e parafundit të fazës grupore, Carvajal me qëllim e kërkoi kartonin e verdhë në mënyrë që të suspendohej për ndeshjen e fundit dhe parëndësishme të fazës grupore e jo më vonë në turne.

E palumtur me këtë gjest, UEFA e ka suspenduar atë me dy ndeshje dhe jo me një siç parashihej, njërën prej të cilave e ka vuajtur në ndeshjen përfundimtare grupore kundër Borussia Dortmundit, ndërsa do të mungojë më 14 shkurt kundër PSG-së për ta kryer dënimin.

Related posts

Conte kërkon të përforcohet në mbrojtje, kërkon “yllin” e Romës

Q.Autor

Post ndeshja/ Ja si reagon Diego Kosta pasi Ronaldo i bëri atë që s’ia kishte bërë askush Spanjës

Sadik.Autor

LIVE/ Tirana-Partizani: Momente tensioni në startin e ndeshjes, Ngo përplaset me Telushin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment