Futboll La Liga Sport

PLAS TEK REALI/ Tek MADRILENËT ka një tjetër PROBLEM, MODRIC është i…

Te Real Madridi situata nuk është aspak e mirë. Ndërsa rezultatet pozitive nuk po vijnë, një tjetër problem mund ta përkeqësojë situatën. Ylli i ekipit, Luka Modric është i mërzitur me trajnerin Julen Lopetegui. Midis të dyve ka pasur një takim kokë më kokë e pas tij, marrëdhënia mes tyre është përkeqësuar.

Spanjollja “Don Balon” shkruan se Modric, i cili ka fituar çmime individuale me rëndësi në muajt e fundit, nuk është dakord me zgjedhjet e teknikut spanjoll për ta lënë në stol që të rikuperojë energjitë. Ai e ka të zakonshme në tërë këto vite që të luajë rregullisht në 11 javët e para dhe nuk ka asnjë shqetësim me lodhjen. Por me ardhjen e Lopetegui-t, Modric ka hyrë 4 herë nga stoli në lojë dhe 5 herë të tjera është zëvendësuar.

Në Spanjë mendojnë se ai tani ndihet paksa keq që nuk këmbënguli më shumë të largohej drejt Interit që e priste. Për më tepër që lojtarin e mërzit shumë fakti që skuadra po çalon pas largimit të CR7-ës. Ai e donte shumë një eksperiencë të re, por këmbëngulja e drejtuesve dhe garancia që ata i dhanë se do të kishte rol protagonisti, e bënë të qëndronte.

Interi po e monitoron me kujdes situatën dhe mund edhe të bëjë ndonjë ofertë në vazhdim, edhe pse kjo do të jetë disi e vështirë. Por zikaltrit kanë interes edhe për një tjetër lojtar, Frenkie De Jong, në pronësi të Ajax-it që kushton 50 milionë ero. Për të ka interesim nga klubet më të mëdha evropiane, mes tyre edhe Barcelona.

Related posts

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi Olic rikthehet në fushë, fillon punë si trajner në Rusi. Merr drejtimin e klubit…

Delo.autor

LIVERPOOL-BURNLEY/ “Miqtë” kalojnë në avantazh, shënon Westwood

Delo.autor

U ARRIT MARRËVESHJA/ Pasaporta i krijon probleme, ngec në Itali sulmuesi i shumëpritur te Vllaznia

Delo.autor

Leave a Comment