Champions League Futboll Sport

SFIDA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Një ogur i keq për Simeonen, zbulohet arbitri i ndeshjes me Juventusin

Juventus do të presë Atletico Madrid të martën në mbrëmje në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League me synimin për të përmbysur humbjen 2-0 të pësuar në takimin e parë të luajtur në “Wanda Metropolitano”.

Në Spanjë ka patur polemika në lidhje me arbitrin që do të përzgjidhet për ndeshjen që do të luhet në Torino, për shkak se presidenti i arbitrave të UEFA-s është torinezi Roberto Rosetti.

Tani që është zbuluar emri i gjyqtarit të takimit ka shumë mundësi që polemikat të shtohen. Do të jetë Bjorn Kuipers ai që do të drejtojë ndeshjen mes bardhezinjve dhe bardhekuqve.

Holandezi, në fakt, ka gjykuar finalen e Champions League të 2014-ës, kur Real Madrid-i i Carlo Ancelotti-t ka mundur 4-1 me përmbysje Atletico-n e Simeone-s.

Një ogur i keq për “Colchoneros”.

Related posts

Salah merr një mesazh prekës nga shoku i skuadrës: Do të përfundojmë ëndrrën që nisëm së bashku 

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Atletico ARRIN marrëveshjen me MBROJTËSIN brazilian… (FOTO)

Delo.autor

Zyrtare: Tottenham transferon yllin e PSG-së

Q.Autor

Leave a Comment