Futboll La Liga Sport

“KAM QENË I QARTË ME KLUBIN”/ Xavi: Ja çfarë duhet të bëjmë tani

Barcelona do të kthehet në fushë këtë të diel për t’u përballur me Osasuna-n në La Liga. Katalanasit nuk po kalojnë një moment të mir forme dhe Osasuna është një skuadër e vështirë për t’u mundur, veçanërisht në shtëpinë e tyre.

Muaji i mjaltit i Xavi-t te Barça ka përfunduar zyrtarisht pas eliminit nga Champions League dhe puna e vërtetë fillon tani.

“Po punojmë, ky është realiteti”, ka thënë Xavi në prag të ndeshjes kur është oyetur nga Mundo Deportivo në lidhje me planet e ardhshme të klubit për merkaton e janarit.

“Kemi patur një takim produktiv me klubin. Kam qenë i qartë për atë që besoj, dua dhe më duhet. Duhet të gjejmë zgjidhje që ta përmirësojmë skuadrën. E kuptoj situatën e klubit për shkak të tavanit të rrogave, por ne duhet ta përmirësojmë skuadrën brenda mundësive që kemi”.

Related posts

“MURI I INTERIT/ De Vrij: Në Londër shkojmë për të fituar, ja si e ndalëm Barcelonën

Isa.Autor

E BUJSHME NË SERIE A/ Ish-presidenti i Romës përgatit ofertën për të blerë klubin tjetër italian

Delo.autor

Mbyllet faza në grupe/ Përcaktohet kalendari i ndeshjeve me eleminim direkt

Isa.Autor

Leave a Comment