Futboll Sport

FUTJA E TEKNOLLOGJISË NË FUTBOLL/ Platini kundër VAR: Kam kuptuar se televizioni asnjëherë nuk thotë…

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka deklaruar sot se është kundër aplikimit të VAR në futboll. Ai ka thënë se futja e teknologjisë në futboll nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka hequr emocionet e bukurinë e këtij sporti, duke i besuar më shumë asaj që ofron televizioni. Kjo deklaratë e Platini erdhi pas eliminimit të PSG-së nga Manchester United në Champions League, pas një penalltie të dyshimtë të dhënë nga gjyqtari në minutën e 90-të, pas aplikimit të VAR.

“Gjatë kohës që kam qenë në krye të futbollit gjithnjë jam përpjekur të mbroj këtë sport dhe lojtarët. Çfarë ndodhi të mërkurën në Paris e mbështet atë që kam thënë prej kohësh. Gjyqtari fillimisht mori një vendim, duke dhënë këndore, pasi nuk e konsideroi prekjen e topit me dorë të vullnetshme. Më pas, e lajmëruan që të rishihte vendimin e tij, duke dhënë një penallti. Më pas u mor edhe vendimi që çdo prekje e topit me dorë do të ndëshkohet me faull”, u shpreh Platini.

“Që në fillim kam qenë dhe jam kundër VAR, pasi kur kam qenë futbollist kam kuptuar se televizioni asnjëherë nuk thotë të vërtetën e asaj që ndodhë realisht në fushë. Ata gjyqtarë që rrinë në kabinën televizive ndryshojnë emocionin e lojës së futbollit”, tha Platini.

Related posts

LAÇI-TIRANA/ Fantastik Redon Xhixha, kurbinasit ndëshkojnë ekipin e Egbo (VIDEO)

Delo.autor

RED BULL TREMB MCLAREN/ Norris: Janë tjetër nivel

F.autor

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Laçi mposht Skënderbeun dhe ngjitet në vendin e shtatë, Josa e nis me këmbën e mbarë

Delo.autor

Leave a Comment