Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-PARTIZANI/ Tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare, renditet mes 5 derbeve më të bukura të marsit

Tirana-Partizani, sërish në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare. Kështu, faqja e njohur e tifozëve “Ultras World” ka renditur ndeshjen e kampionatit shqiptar mes pesë derbeve më të bukura të marsit.

Bardheblutë dhe të kuqtë këtë herë nuk ia kanë dalë të jenë mes treshes më të mirë të javës së 24-t në Europë, por gjithsesi kanë qenë në “top-5”.

Në vendin e parë, derbi i Beogradit, ndjekur nga derbi i Marokut, Rabat-Kazablanka. Më pas vjen Fejnordi me Ajaksin dhe Bratislava-Spartak Trnava. Në fund, derbi i kryeqytetit shqiptar mes Tiranës dhe Partizanit. Në të gjitha rastet, stadiumi ka qenë i mbushur plot e përplot, por edhe me një superkoreografi nga secila skuadër

Related posts

Juventusi rigjen “murin”/ Chiellini-Bonucci kthejnë mbrojtjen e padepërtueshme…

Isa.Autor

Pas eliminimit nga Champions, PSG nuk ndalet në merkato. Gati një tjetër blerje

Q.Autor

Ronaldo vs Salah: Cili është më i mirë këtë sezon?

Sadik.Autor

Leave a Comment