Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Kastrioti në “Loro Boriçi”. Rezultati 0-0

Do të luhet duke filluar nga ora 16:45, në “Loro Boriçi”, ndeshja mes kryesuesve të Vllaznisë dhe Kastriotit, e vlefshme për javën e 16-të në Kategorinë Superiore.

Shkodranët do të kërkojnë të marrin fitoren e radhës, në mënyrë që të shkëputen sa më shumë në krye të renditjes. Nga ana tjetër, krutanët do të kërkojnë të ndalin skuadrën e Brdariç.

Vllaznia vjen në këtë ndeshje pa asnjë mungesë, ndërsa skuadra e Ndreut vjen me 2 mungesa shumë të rëndësishme në mbrojtje siç është ajo e Çelës dhe Bojomit.

 

LIVE: VLLAZNIA-KASTRIOTI 0-0

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi!

90+4′ Sokol Neziri ndëshkohet me karton të kuq për ndërhyrje të gabuar ndaj Da Silvës.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

89′ Kastrioti kryen edhe 2 zëvendësime të tjera, largohen Moraesh e Rami, në vendin e tyre, Çela dhe Daci.

88′ Vllaznia ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Kastriotit, mbrohet mirë skuadra e trajnerit Ndreu.

84′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Demir Imeri, vendin e tij e merr Arlind Kalaja.

76′ Moment i dyshimtë, tjetër pretendim i Vllaznisë për penallti, për prekje të topit me dorë brenda zonës.

72′ Përfundon sfida edhe për Rezin, mesfushori largohet nga fusha, vendin e tij e zë Silvio Vokrri.

68′ Dy zëvendësime te Vllaznia, trajneri Brdariç hedh në fushën e lojës brazilianin Da Silva dhe Arsid Krujën, largohet Jonuzi dhe Krymi.

67′ Zëvendësim te Kastrioti, largohet nga fusha, Nuriu, vendin e tij e merr Dealiaj.

62′ Vllaznia kërkon penallti, pas duelit në zonë mes Dilaver dhe Prodanin, por gjyqtari Kridens Meta vazhdon sërish lojën.

58′ Rami ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Gurishtës, futbollistët e Vllaznisë kërkojnë ndëshkimin me kartonin e dytë të verdhë, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Meta.

55′ Vllaznia është hedhur përpara në kërkim të golit të avantazhit, por pa mundur të kërcënojë rrezikshëm portën e Hidit.

50′ Armando Rami ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

39′ Tjetër rast i rrezikshëm në portën e Vllaznisë, tentativa e Shkallës brenda zonës, devijohet në këndore.

35′ Momente tensioni në fushë. Shkak u bë një pretendim i krutanëve për penallti, ndërkohë që Prodani ndëshkohet me karton të verdhë për faull taktik.

33′ Mevlan Adili është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Prodanit.

31′ E rrezikshme edhe njëherë tjetër skuadra e Kastriotit, me Moraesh që provon nga distanca, gjuajtja e tij devijohet nga grumbulli i lojtarëve brenda zonës, teksa kontrollohet nga Zogoviç.

30′ Kundërpërgjigjet Kastrioti me Rezin, i cili lëshon një predhë pas kombinimit me Nuriun, por gjuajtja e tij devijohet nga portieri Zogoviç në këndore.

21′ Tjetër mundësi e artë për Vllazninë, Dilaver devijon një harkim të Ardit Hoxhajt nga e majta, por nuk arrin ta çojë topin në  rrjetë. Vendimtare ndërhyrja e Hidit me këmbë.

16′ Fantastik Isli Hidi. Gardiani i Kastriotit, neautralizon mjaft mirë gjuajtjen e Imerit brenda zonës, duke larguar topin në këndore.

15′ Shkalla ndëshkohet me karton të verdhë për prekje të topit me dorë brenda zonës.

10′ Barazohet numri i goditjeve nga këndi, Shkalla largon në këndore rrezikun pas harkimit të Demir Imerit.

5′ Vllaznia provon ta nisë sfidën në sulm duke avancuar përpara, por mbrohen mirë futbollistët e Kastriotit, të cilët nuk lejojnë hapësira.

1′ Ka nisur sfida!

Related posts

NUK BINDI/ POGBA dëbohet nga Gjermania, ishte mbi peshë

Isa.Autor

HUMBJA NDAJ LIVERPOOL/ Lampard i nevrikosur me portierin Kepa por edhe arbitrin e ndeshjes

Delo.autor

Trajneri i ri i Partizanit mbërrin në kompleksin sportiv, takim me stafin para stërvitjes

Sadik.Autor

Leave a Comment