Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ SPAL/ Spalletti: Icardi? Ne kemi një objektiv të përbashkët që…

Trajneri i Inter-t, Luciano Spalletti, ka folur për “Sky Sport” në lidhje me fitoren 2-0 të marrë nga skuadra e tij kundër Spal-it: “Në pjesën e parë duhet të kishim luajtur më mirë, në të dytën kemi luajtur me më shumë besim në vetvete. E patë Gagliardini-n pas goli? Dukej një lojtar tjetër. Gjithsesi, nuk është e mundur të shikohet një pjesë e parë si ajo që kemi parë sot”, ka thënë trajneri i zikaltërve.

Në lidhje me Icardi-n: “Nuk flas për Icardi-n, sepse gjithçka që them transmetohet ndryshe. Ne kemi një objektiv të përbashkët që është fitorja dhe për ta arritur nuk është e thënë të jemi miq, por duhet të jemi të bashkuar. Janë fitoret që përcaktojnë nëse ti mund të jesh një futbollist i Inter-it”.

Për golin e Plltabo-s: “Ai është pozicioni ku duhet të luajë dhe jo 150 metra larg portës. Ka bërë një gol të bukur, ashtu si Gagliardini. Edhe Lautaro ka luajtur shumë mirë. Skuadra ime më ka pëlqyer shumë në pjesën e dytë”, ka përfunduar Spalletti.

Related posts

LUKAKU RRËFEN 360 GRADË/ Nga fëmijëria e vuajtur tek ëndrra e realizuar, Inter

Delo.autor

Wanda Nara poston “maskotin” e Juventusit

Sadik.Autor

Tifozi i zhveshur bëhet protagonist duke ndërprerë takimin në kampionatin çek

Sadik.Autor

Leave a Comment