Champions League Futboll Sport

SFIDA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Premtimi i Ronaldo-s: Nuk kam asnjë sekret, përmbysja është e…

“Këto janë netët e mëdha, ato fantastike: netët e Champions League”. me këto fjalë e ka përshkruar Cristiano Ronaldo-n sfidën e ardhshme të Juventus-it kundër Atletico Madrid.

Portugezi ka bërë të ditur për Juventus TV se pret me padurim që të zbresë në fushën e lojës: “Skuadra ka besim se mund të bëjë një ndeshje të madhe, ashtu si edhe unë. Mund të jetojmë me të vërtetë një natë speciale, në fushën e lojës dhe në shkallët e stadiumit”.

Ronaldo e njeh shumë mirë Atletico Madrid-in, me të cilin është përballur shumë herë: “Është një skuadër e fortë, këtë e dinë të gjithë. Detajet do të bëjnë diferencën, por ne duam të kualifikohemi në çerekfinale. Ky është futbolli, askush nuk e priste që të humbnim në ndeshjen e parë dhe ne duam të japim një përgjigje të madhe në  shtëpinë tonë”.

“Po bëjmë një sezon shumë të mirë dhe kemi dy objektiva: Champions League dhe kampionatin. Nuk kam asnjë sekret. Unë e adhuroj këtë sport dhe për mua është një kënaqësi të shënoj dhe të ndihmoj ekipin që të fitojë. Tifozët? U them që të jenë optimistë dhe të kenë besim. Përmbysja është e mundur, por kemi nevojë për ndihmën tuaj. Get ready to comeback!”.

Related posts

“KATALANASIT” E DUAN ME ÇDO KUSHT/ Kjo është “çmendura” e Real Madrid për Lautaron

Delo.autor

LAJME TË MIRA PËR TEUTËN/ Dy lojtarë kthehen para sfidës me Skënderbeun, ja emrat

Delo.autor

Klopp: Guardiola ishte pak i zemëruar, sepse e urren humbjen, si unë…

Isa.Autor

Leave a Comment