Futboll Premier League Sport

FITORJA NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ Futbollisti i Arsenait bën të nxjerrë zorrët në fushë (VIDEO)

Futbollisti i Arsenal, Sead Kolasinac serviri momentin më të shëmtuar në ndeshjen ndaj Manchester United, kur gjatë fitores së të dielës 2-0, ai volli në fushë.

Anësori i majtë i “Topçinjve”, që luajti për 90 minuta është parë dhe filmuar duke nxjerrë nga goja një sasi të konsiderueshme të një lëngu të verdhë, menjëherë pas një përplasje me Fred.

Duke u bazuar në faktin që futbollisti arriti të vazhdojë lojën deri në përfundim të takimit, të gjitha sugjerimet janë që të ketë qenë tepricë lëngjesh, por që gjithsesi nuk u duk aspak mirë për boshnjakun.

Gjithsesi aq ka mjaftuar që Kolasinac të shndërrohet në protagonistin e rrjeteve sociale, aty ku tifozët nuk e kanë kursyer aspak futbollistin e Arsenal.

Related posts

Simone Verdi nënshkruan kontratën me klubin e Napolit

Sadik.Autor

“DO JAPIM SHPIRTIN TEK MILAN PËR TË FITUAR”/ Flet Theo Hernandez: Nuk e kam njohur Piol, por po zbuloj…

Delo.autor

“AI ËSHTË LOJTARI MË I MIRË I “AZZURRËVE”/ Franca “përulet” para Donnarumma: Portier me duar të arta…

Delo.autor

Leave a Comment