Futboll

​Kosova U19 mposht Azerbajxhanin

Kombëtarja e Kosovës U19 ka shënuar fitore minimale 1:0 në miqësoren ndaj Azerbajxhanit
Kombëtarja U19 e Kosovës në ndeshjen e parë në kuadër të përgatitjeve në Antalya për ndeshjet e rrethit elitë të Kampionatit evropian, ka shënuar fitore ndaj Azerbejxhanit me rezultat 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi Leutrim Kryeziut në minutën e 72-të.

Trajner Ramiz Krasniqi pas ndeshjes tha se kjo ishte një përballje e mirë dhe e fortë.

“Në pjesën e parë disi futbollistët tanë luajtën jo me seriozitetin e duhur, duke mos e marrë kundërshtarin për serioz, ndaj edhe pjesa e parë u mbyll me rezultat 0:0. Në pushim i analizuam dobësitë dhe pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe dhe ekipi u angazhua maksimalisht dhe arritëm të shënojmë një gol, që ishte edhe i fitores.”, tha fillimisht Krasniqi.

“Futbollistët e Azerbejxhanit luajtën mjaft ashpër ndaj dhe kishim tri ndërrime të detyrueshme. Por provuam edhe disa futbollistë tjerë. Me gjithë tri mungesat nga përbërja kryesore mendoj se djemtë luajtën mirë”.

Kombëtarja U-19 ndeshjen e radhës do ta zhvillojë të premten më 26 janar kundër Kazakistanit.

 

 

Related posts

PAS FITORES ME SKËNDERBEUN/ Trajneri Starova: Triumfuam me vështirësi, vazhdojmë përpara për…

Delo.autor

“PAVARËSISHT SE KUSH JENI…”/ Igli Tare rikthehet në vendlindjen e tij, në Nivicë të Tepelenës (FOTO)

Delo.autor

Inter dhe Lazio ndahen barazim, spektakli u zhvillua nga.. portierët!

Q.Autor

Leave a Comment