Futboll

Paraguaian dhe feston me shqiponjë, çuditen shqiptarët e Basel (VIDEO)

Albian Ajeti u habit kur pa që shoku i tij i skuadrës, paraguaiani Blas Riveiros bëri shqiponjën me duar pasi shënoi gol kundër FC Zurich.

Madje u hutua dhe mendoi se mos sulmuesi amerikano-latin kishte ndonjë nga familja me origjinë shqiptare. Por në vazhdim, u sqarua se përse futbollisti i Basel-it kishte festuar në të tillë mënyrë. Për të mbajtur premtimin ndaj një miku.

“E bëra se ia kisha pretuar një shoku, emri i tij është Bashkim. Ai punon në një qendër tregtare. E njoh prej gati gjysmë viti. Ai më kërkoi që të bëja shqiponjën nëse realizoja”, u shpreh Riveiros për zviceranen Blick. Paraguaiani realizoi golin e parë në fitoren 3-0 të skuadrës së tij kundër FC Zurich. Aktualisht te Basel luajnë dy shqiptarë, Albian Ajeti si edhe Taulant Xhaka.

Related posts

DASHURIA E VJETËR/ Mourinho dorëlëshuar me INTERIN: I përgatit dhuratën speciale për…

Isa.Autor

DERBI I LONDRËS/ Pas 13 minutash lojë, Harry Kane ndëshkon Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

Perisic zbulon arsyen e rilindjes së Interit dhe kërcënon Milan-in

Sadik.Autor

Leave a Comment