Futboll Seria A Sport

PAS HUMBJES NDAJ SAMPDORIAS/ Trajneri përplas në tokë zyrtarin kundërshtar (VIDEO+FOTO)

Fitorja në fundjavë ndaj Sampdorias nuk e ka ngrohur aspak trajnerin e Atalantës, Gian Piero Gasperini, i cili pas 3 pikëshit në Gjenova ka shpërthyer ndaj drejtuesve të skuadrës kundërshtare.

Pas përfundimit të takimit, i mbyllur me shifrat 2-1 në favor të Bergamaskëve, tekniku 61 vjeçar ka përplasur në tokë sekretarin e përgjithshëm të Sampdorias, Massimo Ienca.

Ai ishte diku që nuk duhej të ishte. Ai e pengoi daljen, kështu që e shtyva pak që të më lejojë që të kalojë.” e komentoi ngjarjen tekniku Gasperini për “Sky Sport Italia”.

Pas episodit, zyrtari Ienca iu drejtua spitalit më të afërt të qytetit, pasi besohet se ka pësuar një frakturë në dorë. Pas kësaj ngjarjeje, trajneri i Atalantës mund të përballet me një dënim shembullor nga Komisioni i Disiplinës.

Related posts

“THESARI” COUTINHO/ Liverpool merr ekstra 27.2 milionë paund nga tre klauzola me Barçan

Isa.Autor

UEFA PUBLIKON LISTËN/ Njihuni me 20 klubet më të mira në historinë e Champions

Delo.autor

Cristiano Ronaldo: 300 gola në La Liga

Q.Autor

Leave a Comment