Futboll Kombëtarja Sport

FSHF KËRKON NDRYSHIM STADIUMI/ Por gjithçka është në dorë të kundërshtarëve. Ja ku pritet të luhet sfida ndaj Bjellorusisë

“Them se mund të bëjmë më shumë. Jashtë kësaj fushe kemi bërë më mirë. Nuk e di se çfarë ka ky stadium që nuk luajmë mirë. Në Elbasan luajmë mirë, ka fushë më të mirë.

Ta mbyllim bukur dhe të fitojmë me Bjellorusinë, edhe nëse nuk bëjmë lojë të mirë. Stadiumi është i bukur, terreni ka pak vështirësi”.

Kështu u shpreh trajneri i Kombëtares Edi Reja, pas fitores 3-1 me Kazakistanit.

Nisur nga ankesa e trajnerit, por edhe e lojtarëve FSHF është vënë menjëherë në lëvizje duke hyrë në komunikim të drejtpërdrejtë me UEFA-n, në mënyrë që të ndryshohet agjenda e ndeshjes me Bjellorusinë.

Duke ditur se duhet patjetër fitorja për të kapur kreun e grupit, drejtuesit e federatës po mundohen që t’ia plotësojnë Kombëtares edhe dëshirën e fushës, në mënyrë që të mos ketë as alibi.

FSHF i ka bërë kërkesë UEFA-s për ndryshimin e stadiumit për ndeshjen e së mërkurës, nga “Air Albania” tek “Elbasan Arena”.

Qeveria europiane e futbollit ka rënë dakord, por që të plotësohet agjenda duhet të jetë dakord edhe Bjellorusia, e cila planet i ka bërë me stadiumin e ri.

Në komunikimet dhe në agjendën e publikuar deri mbrëmë federata e ka lënë si opsion të hapur çështjen e stadiumit, pasi askund nuk është shkruar se ku do të luhet ndaj bjelloruseve.

Agjenda e këtij takimi pritet të zyrtarizohet sot, pasi do të mësohet edhe përgjigjja nga Bjellorusia, e cila gjithashtu ka synime, duke qenë se janë kryesues të grupit dhe vijnë në Shqipëri vetëm për të mos u mundur.

Mbase bjelloruseve u intereson të luajnë në një fushë jo të mirë, në mënyrë që ta kenë
si aleat për të ndalur kuqezinjtë.

Stadiumi i ri kombëtar “Air Albania” u përurua para një viti, por në kuadrin e 12 muajve nuk u arrit asnjëherë që tapeti i fushës të jetë në kushte standarde.

Related posts

Mediat italiane: Nëse Coutinho kushtoi 160 mln euro, atëherë Dybala kushton 175 mln!!

Q.Autor

“EURO 2020″/ Mbrojtësi nuk grumbullohet nga kombëtarja, Tirana humb 30 mijë euro. Ja shkaku…

Delo.autor

ZYRTARE: Më 5 shkurt merr fund dilema për të ardhmen e ‘San Siro-s’

Q.Autor

Leave a Comment