Futboll Premier League Sport

YLLI REALIZON GOLA NË 52 NDESHJE/ Manchester City fiton kur Sterling shënon, ja statistikat e frikshme

Sa herë që ai shënon, skuadra ku ai luan nuk humbet. Ky është Raheem Sterling, që në karrierën e tij ka realizuar gol në 52 ndeshje. Dhe në këto 52 ndeshje, ka fituar 50 dhe barazuar dy herë. Madje Sterling i ka fituar 34 ndeshjet e fundit ku ai ka shënuar në portën kundërshtare.

Një statistikë e frikshme për sulmuesin 24-vjeçar të Manchester City. Në fakt, ky rekord i Sterling ka nisur që në kohën kur ai luante me Liverpool (sezonet 2012-2015) dhe që më pas vazhdoi edhe me “qytetarët”, ku luan prej 4 vitesh.

“Ai është i jashtëzakonshëm, unë e kam thënë gjithnjë këtë. Dhe mund të përmirësohet edhe më shumë. Unë jam i lumtur për ato që ai ka bërë gjatë këtyre viteve me mua, por jam i bindur se nuk kemi parë ende më të mirën e tij në fushë”, u shpreh trajneri Pep Guardiola.

Trajneri spanjoll nxit sulmuesin 24-vjeçar të City dhe kombëtares angleze që të japë edhe më shumë në fushën e lojës. Sterling shënoi 3 gola në fitoren 3-1 që City arriti të dielën ndaj Watford. “Nuk ishte e lehtë ta fitonim atë sfidë, por Raheem na e bëri të tillë, duke shënuar 3 gola”, tha Guardiola.

Related posts

BARCELONA HUMBJE SHOKUESE/ Kjo është nota për debutuesit Griezmann dhe De Jong (FOTO)

Delo.autor

I LUMTUR QË ËSHTË ANGAZHUAR TEK INTER/ Trajneri Conte tregon: Nuk e kam menduar rikthimin tek…

Delo.autor

NUK E PRISNIM/ Ja si ROMA do ta nderojë TOTTIN në ndeshjen kundër REALIT

Isa.Autor

Leave a Comment