Futboll Seria A Sport

KAPITULLI I DYTË “ÇËSHTJA ICARDI” VAZHDON/ Marotta nuk duron: Mjaft më me gjithë…

Drejtori i përgjithshëm i Inter Beppe Marotta pretendon se nuk e sheh Wanda Nara-n te emisioni Tiki Taka dhe është lodhur me spekulimet rreth Mauro Icardi-t.

Inter konfirmoi javën e kaluar se ka zhvilluar një takim miqësor me Wanda, por Icardi nuk duket pranë rikthimit pasi nuk është shfaqur në stërvitje as ditën e hënë.

“Tiki Taka? Nuk e shohim,” shprehet Marotta pas një takimi të Lega Serie A.

“Transmetohet shumë vonë, ne çohemi në 7 të mëngjesit për të punuar. A do të flasim përsëri? Mjaftë më me gjithë këtë…”

Agjentja dhe gruaja e sulmuesit ka bërë sërish polemika për paraqitjet e fundit në spektaklin e Mediaset për shkak të zënkave me Antonio Cassano-n.

Related posts

F1 “BOTËRORI 2019″/ Prezanton makinën “RS19”, Renault zbulon “ARMËN” e saj “SEKRETE” për PODIUMIN (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Kërkesa e habitshme e lojtarit më të paguar të Vllaznisë

Sadik.Autor

BARAZIM ME GOLA/ Milan shmang humbjen ndaj Udineses në frymën e fundit falë Kessie

Delo.autor

Leave a Comment