Futboll La Liga Sport

RIKTHIMI I ZIDANE TEK REAL MADRIDI/ Ish-presidenti Calderon: Do të kishte qenë një problem nëse Mou…

Jose Mourinho konsiderohej si kandidati favorit për të marrë drejtimin e skuadrës së Real Madrid, pas shkarkimit të Santiago Solari, ndeshja e fundit e të cilit në krye të Los Blancos ishte ajo e të dielës ndaj Real Valladolid, e fituar me rezultatin 4-1.

Real Madrid njoftoi të pasditen e të hënës se Zinedine Zidane ka rimarrë drejtimin e skuadrës pas nënshkrimit të një marrëveshje të re 3-vjeçare. Një rikthim i çuditshëm, pas zërave se francezi ishte larguar vetëm 10 muaj më parë, pas marrëdhënies në krizë me presidentin e klubit, Florentino Perez.

Nga ana tjetër, Mourinho ishte larguar nga Los Blancos pas një reje më pak të errët, ndonëse me futbollistë të tillë si Sergio Ramos dhe Marcelo që iu rebeluan kundër, duke e detyruar të largohej në vitin 2013, ndaj dhe ish-presidenti i Real Madrid, Calderon beson se ishin të njëjtë senatorë që i mohuan shanset për tu rikthyer në kryeqytetin spanjoll.

“Emërimi i Zidane është një vendimi i mirë. Tjetri ishte Mourinho, por unë mendoj se në ditët e fundit, liderët e skuadrës kanë insistuar për refuzimin e tij. Portugezi u largua nga këtu me një mori problemesh. Mendoj se do të kishte qenë një problem më shumë se ato që kemi aktualisht. Pikë së pari, është mirë që kemi sërish Zidane si trajner”, deklaroi ish-presidenti Calderon.

Related posts

E PABESUESHME/ Vendoset një tjetër REKORD, HUAZIMI që ka hyrë në histori

Isa.Autor

RACIZËM NDAJ FUTBOLLISTIT 11 VJEÇAR NË BRAZIL/ Neymar “thyen rrjetin” me mesazhin inkurajues (VIDEO)

Delo.autor

Lukaku i pakënaqur te Manchester United, shkak është Ibrahimoviç

Delo.autor

Leave a Comment