Futboll Seria A Sport

DERBI MILANEZ NË “SAN SIRO”/ Panucci deklaron: Ky ekip është “kafsha e plagosur” që bën…

Në vigjilje të derbit të nxehtë të Milanos, mes zikaltërve dhe kuqezinjve, nuk mund të mungonte protagonizmi i trajnerit të përfaqësueses së Shqipërisë, Christian Panucci, një legjendë që ka lënë gjurmë te të dyja skuadrat italiane.

Në cilësinë e ish-mbrojtësit të Milan dhe Inter, Christian Panucci, në një intervistë për radio “Anch’io Lo Sport”, foli për derbin e të dielës që do të luhet në “San Siro”, shumë deçiziv për objektivin e dy skuadrave të Milanos, për një vend në Champions League në edicionin e ardhshëm.

“Është një ndeshje më vete. E sigurtë që Milan shkon në këtë përballje në formë më të mirë, por shpesh është kafsha e plagosur që bën kafshimin e fortë dhe goditjen e duhur. Nuk di kë të përcaktoj si favorit. Çështja Icardi? U futën vetë në vështirësi. Nëse do të dinim atë që kanë komunikuar, atëherë do të dinim të bënim një lexim të situatës, por me siguri që Inter po humbet nga e gjithë kjo histori”, deklaroi Panucci.

Related posts

MARRËDHËNIA MES TYRE E FTOHTË/ Shikoni si “Pleshti” injoron Griezmann në stol (VIDEO)

Delo.autor

“Ronaldo do të bëhet President i SHBA”, Donald Trump ia kthen përgjigjen “dhëmbë për dhëmbë”

Sadik.Autor

Rinovimi me Dortmundin, Marco Reus: Zgjedhje e menduar mirë

Q.Autor

Leave a Comment