Futboll Seria A Sport

DERBI MILANEZ/ “Kuqezinjtë” kanë shancet të thyejë mallkimin 3-vjeçar, ja rezultatet e fundit

Milan nuk fiton në derbin ndaj Inter në Serinë A që prej 31 janarit të vitit 2016. Në këto 3 vite, kuqezinjtë kanë arritur 3 barazime (2-2, 2-2 dhe 0-0) si dhe 2 humbje (2-3 dhe 0-1). Dy fitoret e Interit kanë ardhur pas golave të shënuara nga sulmuesi Mauro Icardi, në minutat e fundit. Gjithsesi, këtë herë argjentinasi nuk do të jetë.

Në fitoren e fundit që Milani ka arritur ndaj Inter në Serinë A, në stolin e kuqezinjve ishte Sinisa Mihajlovic dhe kuqezinjtë fitonin 3-0, me gola të Alex, Bacca dhe Niang. Nga ajo kohë, kuqezinjtë e kanë mundur edhe një Interin (1-0), por ajo ndeshje ishte e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Gjithsesi, kuqezinjtë synojnë që këtë herë të thyejnë mallkinin 3-vjeçar dhe të fitojnë në derbi në kampionat. Milani duket më në formë, duke parë rezultatet e fundit të dy skuadrave dhe faktin që kuqezinjtë duan të ruajnë vendin e tretë në renditje, duke lënë pas pikërisht rivalët e Interit.

Related posts

FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN PAS 40 DITËVE/ Momenti emocionues kur tifozi i Romës takon familjarët (VIDEO)

Delo.autor

SHIFRAT/ BARÇA pa “MBRETIN” e saj do të ishte e shtata në La Liga ndërsa në Champions…

Isa.Autor

Benzema: Lamtumirë Real Madrid!

Sadik.Autor

Leave a Comment