Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Manchester City ofron miliona paund për fëmijët e abuzuar të akademisë

Manchester City ka vendosur të ofrojë miliona paund në kompensim për ngjarjen historike të viktimave të abuzimit seksual të fëmijëve. Vitin e kaluar trajneri i të rinjve, Barry Bennell mori 43 akuza nga 12 ish-lojtarë të viteve 1979-1990 gjatë kohës kur ai ishte i punësuar te City dhe Crewe Alexandra.

Në klub janë përgatitur të dëmshpërblehen mbi 40 viktimave të abuzimit seksual, gjithsesi po përgatiten për më shumë sepse numri është më i lartë. Ish-futbollisti profesionist Andy Woodward zbuloi se ai ishte abuzuar nga Benneli dhe inkurajoi të tjerët të tregonin rastet e tyre.

Çdo viktimë do të dëmshpërblehet me para që do të jenë me 6 shifra, për më tepër një zyrtar i klubit do iu kërkojë personalisht falje të gjithë viktimave të këtij rasti.

Benell është ndër pedofilët më të mëdhenj në Britaninë e Madhe, dhe u burgos për t’u dënuar me 31 vite burg në shkurt të vitit 2018.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Shikoni pritjen e pabesueshme të Ter Stegen kundër Atleticos (VIDEO)

Delo.autor

I MOTIVUAR NGA LORIK CANA DHE ME ËNDRRA TË MËDHA/ Rrëfehet kampioni i Italisë, Medon Berisha

F.autor

“AI KA NDRYSHUAR GJITHÇKA”/ Legjenda Sacchi duartroket Italinë “dominuese” dhe i jep meritat Mancinit

Delo.autor

Leave a Comment