Futboll Seria A Sport

“PAQJA” MES ICARDI-INTER ENDE LARG/ Lojtarët dhe Spalletti presin sqarime…

Asgjë nuk shkon mbarë tek Interi, referuar rastit “Icardi”. Sulmuesi argjentinas, edhe dje ishte i kufizuar të kryente një seancë fizioterapie, duke mos u bashkuar me shokët e skuadrës. Kjo gjë është shtyrë me siguri për pas pushimit ndërkombëtar.

Paqja midis palëve, shkurt, nuk është aq e afërt sa mund të duket pas deklaratave të fundit të Marotta dhe Wanda Nara. Pavarësisht nga kontaktet e vazhdueshme mes vetë Marotta dhe avokatit Nicoletti, akujt nuk janë shkrirë ende.

Dhoma e zhveshjes së zikaltërve, por edhe trajneri Spalletti, sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, ende pohojnë se Icardi duhet t’u shpjegojë sjelljen e tij të javëve të fundit, të kërkojë falje dhe më pas të pranohet kthimi në ekip i ish-kapitenit.

Përveç kësaj, lojtarët i kujtojnë atij se si disa prej tyre janë në fushë me “injeksione”, duke çmontuar kështu tezën e dhimbjes së gjurit, të përdorur deri më tani nga Icardi për të justifikuar mungesën në stërvitje.

Kjo është arsyeja pse, sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport”, dhoma e zhveshjes zikaltër e ka forcuar paktin në funksion të angazhimit të dyfishtë, kundër Eintrachtit dhe Milanit, që do të siguronte dy fitore. Nëse kjo ndodh, ata do t’i tregonin klubit se mund të bëjnë edhe pa Icardi. Të paktën në fushë.

Marotta, në anën tjetër, synon të rikuperojë argjentinasin edhe në pikëpamje të merkatos së ardhshme. Tani për tani është pothuajse e pashmangshme që rrugët e Interit dhe Icardit do të ndahen patjetër.

Për momentin, ofertat për numrin 9 të zikaltërve nuk janë të bollshme dhe, për më tepër, siç dihet mirë, Icardi do të preferonte të qëndronte në Itali, ku Juventusi dhe Napoli duket se janë destinacionet e vetme të mundshme.

Marotta, sipas “Il Corriere dello Sport”, do të ishte gati ta dorëzonte Icardi te bardhezinjtë vetëm në këmbim të Dybala, ndërsa Napoli mund të propozojë një ofertë të rëndësishme për ta veshur blu numrin 9.

Nga këtu deri në qershor, megjithatë, Icardi do të vazhdojë të jetë një lojtar i Interit, kështu që Marotta do ta takojë e bisedojë me ish-kapitenin, me qëllim që të mos humbasë një pasuri të klubit edhe në nivelin ekonomik.

Related posts

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Liverpool-Fulham. Rezultati 0-1

Delo.autor

ZYRTARIZIMI I LIMAJ TEK TIRANA/ Presidenti Halili: E konsiderojmë bombë të merkatos, në ditët në vazhdim…

Delo.autor

HISTORIKE/ FSHF merr vendimin, ja kur do të hapen dyert e stadiumit të ri Kombëtar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment