Futboll Seria A

Zyrtare: Roma refuzon ofertën e Chelsea për Dzeko

“Roma është e gatshme të dëgjojë ofertat që vijnë për futbollistë të ndryshëm që ka në pronësi, më pas i takon asaj të vendosë. Në këtë moment, Edin Dzeko është futbollisti i yni sepse ofertat e ardhura për të nuk janë konsideruar si të kënaqshme.” Kjo ka qenë deklarata e drejtorit sportiv të Roma, Monchi, në prag të ndeshjes kundër Sampdoria, duke zbuluar të rejat e fundit në lidhje me transferimin e boshnjakut te Chelsea. Një operacion, të sipas konsideratave të Monchi, është ende larg mbylljes. “E takova futbollistin, ai është i përqendruar maksimalisht te Roma.”

Pavarësisht nga thashethemet e shumta në lidhje me përbërjen e ekipit verdhekuq të mund të dobësohet, romanisët presin ndonjë blerje. Drejtori sportiv nga Spanja shtoi: “Po punojmë për ndonjë blerje, por më duhet të saktësoj se për momentin nuk kemi shitur askënd. Aleix Vidal? E njoh shumë mirë, kemi punuar bashkë te Sevilla. Eshtë një futbollist i aftë, por luan për Barcelonën aktualisht. Duhet edhe disa ditë nga fundi i merkatos, më pas të shohim. Unë duhet të marrë në konsideratë aspektet ekonomike dhe sportive.” Në fund, Monchi flet për Patrik Schick, i ardhur për 40 milionë euro: “Kaloi një verë të vështirë, më pas u dëmtua. Tani po punon mirë dhe kemi besim maksimal te aftësitë e tij. E njëjta gjë vlen për Defrel.”

Related posts

Zidane: Gjërat po funksionojnë, çmimin ia dedikoj nënës sime

Q.Autor

DISFATA E THELLË NDAJ SPANJËS/ Mediat gjermane bëjnë armik Joachim Low, të gjithë duan “kokën” e trajnerit

Delo.autor

JEP LAMTUMIRËN E FUNDIT/ Ylli i Dortmund tërhiqet nga kombëtarja

Delo.autor

Leave a Comment