Futboll Sport

E KRYER/ Mauro Ikardi i befason të gjithë, ish-kapiteni i Interit pranë transferimit te skuadra e… (DETAJET)

Mauro Ikardi është pranë transferimit te Gallatasaraji në Superligën e Turqisë!

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive turke “TRT Spor”, sulmuesi 29-vjeçar argjentinas, i cili është jashtë projektit të PSG-së do të zbarkojë në Stamboll javën e ardhshme për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur të “zezën në të bardhë” në kontratën me klubin e tij të ri.

Detajet e kësaj tratative do të jenë me formulën e huazimit dhe me të drejtën e blerjes në fundin e sezonit.

Një aventurë e re e pret ish-kapitenin dhe sulmuesin e Interit në Stamboll me fanellën e gjigantëve të Gallatasarajit, teksa në këtë sezon me fanellën e parizienëve në Ligue 1 nuk është aktivizuar në asnjë minutë, ndërsa në atë të kaluarin në Ligue 1 ka zhvilluar 24 ndeshje duke shënuar 4 gola dhe duke mos dhuruar asnjë asist

Related posts

U largua nga PSG/ Zbuloni kërkesat për mesfushori francez që dështoi në Paris

Sadik.Autor

WEST HAM-LIVERPOOL/ Pas një harkimi nga këndi, Zouma ndëshkon me kokë “Të Kuqtë” (VIDEO)

Delo.autor

RONALDO I INFERTUAR ME COVID-19/ Ja kushti që duhet të plotësojë CR7 për të luajtur kundër Barcelonës…

Delo.autor

Leave a Comment