Futboll Premier League Sport

18 MUAJ NË SPANJË/ Ja sa i kushton Liverpoolit largimi i Coutinhos nga “Katalanasit”

Philipe Coutinho lidhet ngushtë me largimin nga Barcelona dhe Manchester United është klubi i interesuar për ta kthyer brazilianin në Premier League sërish pas 18 muajsh në Spanjë.

Largimi i mundshëm i Coutinho këtë verë nga Barça do të thotë automatikisht rreth 20 milionë euro humbje për Liverpool për shkak të klauzolave që kanë firmosur të dy klubet.

Liverpool përfiton 5 milionë euro për çdo 25 paraqitje që Coutinho bën në La Liga, kjo klauzolë vlen deri në 100 paraqitjet e tij të para. Këtë sezon braziliani duhet të luajë edhe në 7 ndeshje të tjera që “Reds” të marrin këtë bonus.

Një klauzolë tjetër është që nëse skuadra e Valverde nuk arrin të fitojë Champions League janë 5 milionë euro të tjera që nuk shkojnë te Liverpool. Ndërkohë që 5 milionë i ka siguruar nga kualifikimi për në Champions sezonin e ardhshëm.

Largimi i Coutinho nga Barcelona drejt United do të ishte humbje e dyfishtë për Liverpool: Përforcohet një kundërshtar direkt në Premier League dhe humb bonuset nga klauzolat e firmosura me klubin katalanas.

Related posts

Topi në krevat, 8 gola për Inter dhe numri 63… Ato që nuk dini për Cutrone

Q.Autor

1 MILION STËRLINA NË JAVË/ Zbulohet oferta e pabesueshme për Bale

F.autor

NIS OPERACIONI FSHESA NË VERË/ Real Madrid nxjerr 17 lojtarë me valixhe në duar, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment