Futboll Seria A Sport

“NDIZET DRITA JESHILE” TEK INTERI/ Ja dy lajmet e mira për Spalletin në prag të sfidës Europa League

Inter ka publikuar një buletin të gjendjes së dëmtimeve të Joao Miranda dhe Marcelo Brozovic, të dy të dëmtuar në ndeshjen ndaj Spal, këtë të diel.

Miranda pësoi një frakturë në hundë nga goditja e Petagna në fillim të ndeshjes dhe luajti deri në përfundim të pjesës së parë edhe pse nuk i ndaloi hemorragjia. Mbrojtësi brazilian i është nënshtruar një operacioni në hundë paraditen e sotme, i cili ka përfunduar me sukses.

Brozovic pati një dhimbje muskulore në kofshë në minutën e 42’-të të ndeshjes dhe sot janë kryer ekzaminimet mjekësore me skaner, që kanë treguar se kroati nuk ka asnjë dëmtim.

Klubi njoftoi se gjendja e tyre do të monitorohet ditë pas dite dhe Spalletti shpreson që t’i ketë në dispozicion për ndeshjen e së enjtes ndaj Frankfurt ose për derbin ndaj Milan.

Related posts

“ME MESSIN JEMI MË MIRË NË FUSHË”/ Futbollisti i Barcelonës kritikë me “spond” për trajnerin Koeman

Delo.autor

Nuk është Barcelona e as Real, Griezman transferohet në Serie A

Sadik.Autor

VEPRIM SHEMBULLOR/ Sadio MANE shndërrohet në “hero” për fëmijët jetimë në…

Isa.Autor

Leave a Comment