Champions League Futboll Sport

SFIDA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Mohamed Salah: Jam i lumtur ta sakrifikoj ëndrrën time për…

Mohamed Salah shihet si lojtari kyç për të tijtë në betejën e kthimit të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve, kundër Bayern Munich, të mërkurën. Një kompeticion, që është dëshira më e madhe e egjiptianit, edhe pse nuk harron “fiksimin” e Liverpool-it për titullin kampion në Angli.

Do të jem i sinqertë, konkurrenca më prestigjoze për mua është Liga e Kampionëve. Megjithatë, ëndrra për të gjithë qytetin dhe klubin është fitimi i titullit në Premier League. Pra, jam i lumtur të sakrifikoj ëndrrën time për ëndrrën e tifozëve. Nëse e fitojmë, do të jetë diçka e madhe. Kjo është ajo, që jemi duke u përpjekur për të bërë”, – u shpreh Salah në një periudhë delikate, sepse nuk po shënon më gola, ndërsa  Liverpool e humbi vendin e pare në klasifikim, duke e ”hapur krahun” për Manchester City.

Gjithsesi, egjiptiani nuk e humbet optimizmin: Duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet tona dhe të shpresojmë që Manchester City do të gabojë diku, kështu që mund ta fitojmë titullin. Mendja ime është e kthjellët, nuk kam presion. Mentalisht jam i fortë. Ne duhet të shikojmë përpara dhe të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund të sezonit“.

Related posts

Ndali Partizanin, Pepa kërcënon rivalët dhe ndalet te premiot…

Sadik.Autor

PROBLEME NË TENDINË/ Milani në ankth për titullarin e padiskutueshëm

F.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Inter mposht Napolin me përmbysje të “çmendur” dhe futet në garë për titull

Delo.autor

Leave a Comment