Futboll Seria A Sport

SHTOHEN PROBLEMET PËR ANCELOTTIN/ Lorenzo Insigne për gatit largimin nga Napoli, ja aventura e re

Për Lorenzo Insigne-n, kapiteni i Napoli-t, duket se ka ardhur momenti i së vërtetës. 28-vjeçari është i tunduar nga dëshira për të provuar një aventurë të re dhe të tregojë cilësitë e tij jashtë Italisë.

I rënduar nga pesha e shirtit të kapitenit pas lamtumirës së Marek Hamsik dhe nga kritikat e shumta të tifozëve sa herë që bën një gabim, Lorenzo mund të vendosë të largohet nga qyteti i tij qershorin e ardhshëm.

Mino Raiola do të bëhet zyrtarisht menaxheri i tij në prill dhe surprizat nuk mund të përjashtohen. Sipas të përditshmes “Il Mattino”, super menaxheri ka filluar të përgatitë terrenin për largimin e Lorenzo-s nga Napoli.

Related posts

TIRANA ZBULON AXHENDËN/ Ja vendi dhe data për kryerjen e fazës përgatitore

Delo.autor

ZYRTARE/ Kontratë deri në vitin 2023, mesfushori firmos me Kukësin

Delo.autor

I ETUR PËR SUKSES/ “Pse më zëvendësoni, jo, jo, jo…”: Zbulohet çfarë i tha NEYMAR trajnerit

Isa.Autor

Leave a Comment