Futboll Seria A Sport

TOTENHEMI KËRKON SHKRINIARIN/ Interi “luftë” Milanit për mbrojtësin e Serisë A

Gjejnë konfirmime edhe në mediat angleze thashethemet e merkatos të zbuluara ditët e kaluara nga emetuesi italian “Sky Sport”, sipas të cilave Totenhemi u është rikthyer bisedimeve me Interin për Milan Shkriniarin.

25-vjeçari me kombësi sllovake është një objektiv afatgjatë i “Spërsave” që, sipas informacioneve të grumbulluara nga “Football.london.com”, kanë pasur kontaktet e para formale në tentativë për ta afruar në grupin e Zhoze Murinjos, pasi ky i fundit ka dëshirën e madhe për të përforcuar prapavijën ku sot llogaritet Erik Dajer, Tobi Alderveireld dhe Davison Sançez, ndërkohë që Xhafet Tanganga është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi ndërsa Huan Fojth duhet të përshëndesë klubin. Pengesa, duhet thënë, është çmimi i caktuar nga klubi zikaltër, që nga shitja e ish-lojtarit të Samdorias dëshiron të arkëtojë 50- 55 milionë euro.

Një shifër që për momentin londinezët nuk mund t’ia lejojnë vetes të shpenzojnë, me përjashtim të mundësisë që shitjet në program nuk sjellin paratë e nevojshme për të thelluar negociatën.Nikola+Milenkovic+ACF+Fiorentina+v+Atalanta+-267CpISxOrl

STRATEGJI – Në rast se Interi dhe Totenhemi do të arrinin një akord për Shkriniarin (për të cilin mbetet i gjallë edhe interesimi i PSG-së), drejtuesit zikaltër po vlerësojnë emrat për të gjetur zëvendësuesin e mundshëm: i pari në listë është Nikola Milenkoviç, mbrojtës me vitlindje 1997 i Fiorentinës (që e vlerëson 40 milionë euro).

Për të cilin ka një interesim të fortë edhe të Milanit, që po kërkon prej kohësh një mbrojtës. Si alternativë po vlerësohet edhe Kris Smolling, për të cilin interesohet edhe Roma.

Related posts

Ish-lojtari i Lushnjës i shënon Steauas në Rumani, feston edhe me shqiponjë

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ BOLOGNAS/ Bernardeschi: Jam i kënaqur për golin, por tani…

Delo.autor

Spekulimet se Messi u pagua në mënyrë joligjore, vjen reagimi i parë nga Barcelona

Q.Autor

Leave a Comment