Futboll Seria A Sport

NGA SERIA A TEK FËMIJËT/ Ja zbritja në detyrë për arbitrin italian në tetë muaj (FOTO+VIDEO)

Si do të ndiheshit sikur të ishin duke punuar në një institucion të rëndësishëm dhe më pas ta gjenit veten duke shitur në një kioskë të vogël pranë shtëpisë? Sigurisht, punë për punë, por shumë ndryshe. Dhe, më pas, kioska të mbyllej përfundimisht…

Një histori e ngjashme me një arbitër italian. Nga Serie A në provincë, duke arbitruar të rinjtë e Latinës. Zbritja nga Parajsa në Ferr për arbitrin Claudio Gavillucci në xhiron e tetë muajve. Ishte 20 maji i vitit të shkuar dhe arbitri drejtonte sfidën e Serie A (Udinese-Bologna), ndërsa më 3 dhjetor e gjeti veten duke gjykuar mes fëmijëve në Vis Sezze-Samagor.

Pasi është cregjistruar nga Shoqata e Italianëve Italianë zyrtarisht për “motive teknike”, sepse i fundit në klasifikim sipas rendimentit, gjithçka ka dalë të jetë e pavërtetë. i fundit, sipas listës, është Paireto, që arbitron sot në Serie A. Gavillucci do të çonte gjithçka në apelim dhe do të luftonte për të drejtën e tij për t’u rikthyer në elitë, por sot ka ardhur fjala e fundit e Gjykatës së Apelit, që ka pranuar kërkesën e AIA-s (Shoqatës së Arbitrave Italianë) për të përjashtuar nga çdo aktivitet Gaviluccin.

Sipas “Corriere della Sera”, ekziston një version i bujshëm dhe që ende nuk është argumentuar, por që lë hapësirë për shumë hipoteza. Gavillucci duket se ka paguar pasi ndërpreu për 3 minuta sfidën Sampdoria-Napoli të datës 13 maj 2018, për kore të diskriminimit territorial të kënduar nga tifozët dorianë ndaj atyre napoletanë. Ishte minuta e 76-të e ndeshjes dhe arbitri 39 vjeçar vendosi të ndalonte ndeshjen, që më pas u mbyll 2-0 nga ekipi i Sarrit. Presidenti dorian, Ferrero, zbriti poshtë për t’i kërkuar tifozëve të ndalnin korit.

Gianluca Ciotti, avokati i Gavilluccit bëri apelim dhe vendimi i parë konfirmoi zgjedhjen e Shoqatës së Arbitrave në dhjetor, ndërsa në janar erdhi edhe goditja përfundimtare. “Bëri detyrën e tij sipas pushtetit në zotërim. Aplikoi rregulloren dhe pas dy lajmërimesh që bëri spikeri i stadiumit, tifozët nuk u ndalën. Kështu, u detyrua të ndërpriste ndeshje. Ishte zgjedhja e duhur, për të mos injoruar koret diskriminuese”.

Related posts

“FUNDI I SEZONIT VJEN SHUMË SHPEJT”/ Mesfushori i Partizanit zbulon të ardhmen: Menaxherët po punojnë, shpresoj të transferohem…

Delo.autor

 Parma – Juventus/ Zbllokohet sfida, sulmuesi bardhezi ndëshkon vendasit (VIDEO)

Isa.Autor

“PO KRIJOJMË NJË GRUP TË BASHKUAR”/ Trajneri Reja i kënaqur me fitoren kundër Moldavisë

Delo.autor

Leave a Comment