Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Teuta-Kukësi, Mbyllet pjesa e parë. Rexhinaldo për “miqtë” shënon golin në limite

Teuta dhe Kuëksi përballen ditën e sotme në çerekfinalen e Shqipërisë. Skuadrat e kanë ambicie të dyja Kupën dhe në “Niko Dovana” pritet një luftë e fortë sportive.

Vendasit synojnë rezultat pozitiv që të jenë komod në takimin e kthimit. Cungu ka ndërhyrë me disa ndryshime, ndërsa Shkëmbi ka hedhur në fushë të gjithë “artilerinë”.

LIVE | Teuta-Kukësi 0-1

GOL: / Rexhinaldo 45′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet pjesa e parë. Teuta-Kukësi 0-1

45′ 1 minut shtesë.

45’ Aksion fantastik nga Kukësi. Rexhinaldo merr një top në hyrje të zonës. Pason djathtas tek Rroca, ky i fundit e shërben sërish në mesin e zonës, dhe Rexhinaldo nuk fal mes mbrojtjes durrsake.

43’ Godet edhe Çyrbja nga jashtë zone, pas një topi që iu shërbye nga Rexhinaldo, por goditja e tij pak mbi portën e Hidit.

42’ Ethemi lëviz bukur me një top mbi Frashërin, e kalon, dhe provon nga 25 metra, por topi vetëm sa vjen e ngrihet dhe pa shënjestër.

40’ Maliqi provon të krosojë në zonë, por pa saktësi dhe mbi traun e portës së Hidit.

38’ Faull i Osmanit mbi Rexhinaldon në mesin e fushës. Sulmuesi mozambikas ndjen shqetësime në shpinë. Ngrihet në nxehje Vasil Shkurtaj.

30’ Krosim i Rexhinaldos në zonë, tek Rroca, por mesfushori nuk arrin të godasë mirë, dhe topi shkon jashtë portës.

29’ Progni provon me një goditje nga shumë jashtë zone, por topi pa probleme për Frashërin.

25′ Dominon Teuta në mesin e fushës, me qarkullim të shpeshtë topi.

18’ Kallaku jep një pasim të mrekullueshëm për Hakajn. Ky i fundit, çon në zonë, por askush nuk mund ta devijojë drejt rrjetës.

16’ Hakaj hedh një top në zonën e Kukësit ku shkon drejt Bushiçit, por Krasniqi me një sparkatë ia del të devijojë në goditje këndi.

14’ Pranë golit Teuta. Bushiç godet me kokë pas krosimit nga goditja e këndit, por topi përfundon pak jashtë shtyllës.

12’ Faull i ashpër në mesfushë ndaj Rrocës nga Sidibe.

10’ Krosim në zonë, ku gjendet Rexhinaldo, por mozambikasi nuk mund ta godasë.

9’ Ethemi lëviz shpejt në të majtë, por është kapiteni Osmani, që me një sparkatë e mbyll rrezikun dhe çon topin në rivënie këndore.

4’ Progni kroson rrezikshëm në zonë, por është Krasniqi që largon në rivënie anësore.

1′ Nis ndeshja në Durrës. Kukësi për çudi, sekondat e para i nis me një lojtar më pak, pasi Çyrbja duhej të qëndronte jashtë vijave, për të ndërruar getat, të cilat nuk ishin komplet të bardha.

Related posts

ÇFARË LOJATRËSH/ Dy talentet SHQIPTAR shpallen kampionë dimri në Kroaci

Isa.Autor

“E REFUZOVA HIGUAIN”/ Ish-sportistja rrëfen propozimin e sulmuesit argjentinas kur ajo ishte 18 vjeçe

F.autor

PAS TRE HUMBJEVE RADHAZI/ Kampionët në fuqi mposhtin Vllazninë në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

Leave a Comment