Futboll Ligue 1 Sport

6 DITË PAS ELEMINIMIT/ PSG harron zhgënjimin, kthehet te fitorja me “POKER”

Paris Saint-Germain është kthyer në fushë gjashtë ditë pas eliminimit të pësuar në 1/8-at e Champions League kundër Manchester United.

Lojtarët e Thomac Tuchel kanë luajtur mbrëmjen e sotme në fushën e Dijon ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të Ligue 1, e cila ishte shtyrë për arsye sigurie.

Takimi është dominuar nga miqtë, të cilët kanë fituar 4-0 falë golave të Marquinhos (7′), Mbappe (40′), Di Maria (50′) dhe Choupo-Moting (92′) . Falë kësaj fitoreje, Parisi kryeson renditjen me 74 pikë, 17 më shumë se Lille e vendit të dytë.

Dijon, nga ana tjetër, mbetet në vendin e 18-të të klasifikimit me 21 pikë.

Related posts

SFIDA NDAJ GJERMANISË/ Rashford: Ne jemi të bekuar që jemi pjesë e kësaj historie, fokusi ynë kryesor…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ “Zikaltërit” dhe Juventus ofrojnë 100 milionë euro për yllin e Realit…

Delo.autor

“EURO 2020″/ UEFA i habit të gjithë, shikoni kush është zgjedhur njeriu i ndeshjes Danimarkë-Belgjikë

Delo.autor

Leave a Comment